-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Izraeli urdhëron evakuimin e lagjeve në Bejruit: Largohuni menjëherë përpara sulmeve të mundshme

Kryesoret

Autoritetet izraelite kanë lëshuar urdhra evakuimi për banorët e disa lagjeve në periferi të Bejruit, duke i paralajmëruar ata të largohen menjëherë përpara sulmeve të mundshme. Ushtria izraelite ka theksuar se zona të tilla si Haret Hreik, Ghobeiry, Laylaki dhe të tjera janë veçanërisht të rrezikuara.

Zëdhënësi i ushtrisë, Avichay Adraee, u shpreh se ata që ndodhen pranë elementëve të Hezbollahut apo objekteve luftarake rrezikojnë jetën e tyre dhe duhet të largohen pa vonesë.

Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë së Libanit ka njoftuar se deri tani 826 persona, përfshirë fëmijë, kanë humbur jetën nga sulmet izraelite.

Po ashtu, 31 punonjës shëndetësorë janë vrarë, ndërkohë që shumë banorë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre për shkak të intensifikimit të sulmeve izraelito-amerikane.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit