Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, përmes një postimi në statusin e tij në facebbok ka reagur lidhur me fjalën dhe qëndrimet e Ramës gjatë ditës së sotme në podkasitin e tij Flasim.
Nga fjala e mbbajtur në podkastin flasim Rama foli për çështjen e Bullukut, rritjen e çmimit të naftës si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme dhe iniciativën për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano në Durrës.
Postimi i Këlliçit
Kur Edi Rama e nis të dielën me 3 mashtrime..
Edi Rama e nisi të dielën me disa mashtrime të qarta në atë monolog që është e kundërta e transparencës.
Së pari, çmimi i naftës shkoi 2 mijë lekë litri dhe ai ka vetëm fjalë. Eshtë e vërtetë se ka rritje kudo, por këtu tek ne nuk ka asnjë masë siç kanë bërë qeveritë e rajonit që po ulin taksat e po heqin tarifat që ekonomia e qytetarëve të mos preket.
Së dyti, loja e tij me Portin e Durrësit po i kushton rëndë Shqipërisë. Duke falur portin historik në një aferë të dyshimtë biznesi dhe duke ngecur me projektin e ri, Edi Rama po i shkakton vendit një kosto të madhe dhe ka vënë në rrezik Koridorin 8, me nyjen kryesore që nis nga Durrësi. Mburrjet para mikrofonit, janë dokrra hini, veprat dhe aktet janë më e pakta të dënushme.
Së treti, është krejt e pavërtetë dhe malinje të thuash se ne qenkemi bërë delja e zezë për shkak të masave të arrestit. Ne jemi bërë delja e zezë e Europës për shkak të korrupsionit. Dhe më keq, jemi sot e vetmja dele e zezë në kontinent që e mbrojmë korrupsionin me votë në Kuvend.
Në monolog mund ta mohosh që kjo të ketë pasoja në aspektin e integrimit. Në realitet ato kanë nisur. Shqyrtimi i raportit për Shqipërinë, lidhur me kapitullin e shtetit ligjor, është shtyrë pikërisht nga ndalimi i SPAK në paradhomën e kryeministrit. Ndërkohë që Mali i Zi e bëri edhe një hap tjetër drejt BE-së.
Edi Rama nuk ja del dot më të mbulojë realitetin e qeverisjes së tij të korruptuar e të lidhur me krimin, me mashtrime si këto. Qytetarët janë ndërgjegjësuar dhe janë të thirrur ta thonë fjalën e tyre me 22 mars, në betejën tonë për të dalë nga kriza e rëndë ku është vendi.