Kryeministri Edi Rama këtë të diel ka folur në podkasitin e tij “Flasim” në lidhje me rritjen e çmimit të naftës në Shqipëri, si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme, ku sipas tij kjo është e pashmangshme.
Ai u shpreh se për shkak të kësaj situata është ngritur njësia e Task Forcës e cila do të monitorojë në mënyrë të vazhdueshme situatën aktuale mbi luhatjet e çmimi të naftës, apo rasteve për abuzime.
“Kjo është një rritje e pashmangshme në të gjitha tregjet botërore dhe po ndodh në të gjithë botën pikërisht si pasojë e këputjes së zinxhirit të vlerës që qarkullon në shkëmbimet tregtare në një pikë strategjike siç është ngushtica e Hormuzit”, u shpreh Rama.









