Përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut kanë marrë jetën e të paktën 62 personave këtë javë në Kenia, sipas autoriteteve lokale.
Në kryeqytetin Nairobi, ekipet e shpëtimit ndërhynë për të nxjerrë 11 persona të bllokuar në një minibus dhe shpëtuan dy fëmijë nga një shtëpi e përmbytur. Dëmet kanë qenë të mëdha, duke përfshirë rrugë të mbyllura dhe ura të shkatërruara në disa zona të Nairobit.
Përveç kësaj, Ministria e Brendshme e Kenias ka paralajmëruar për vazhdimin e reshjeve të forta, që mund të shkaktojnë edhe përmbytje të tjera. Rreth 2,000 persona janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre për shkak të situatës.
Dëme të mëdha janë regjistruar edhe në Etiopi, ku mbi 100 persona humbën jetën pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut në jug të vendit.
Autoritetet lokale janë duke punuar për t’i dhënë fund situatës dhe për të ofruar ndihmën e nevojshme për të mbijetuarit.









