-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rritja e çmimit të naftës/ Xhixho: Paratë i shkojnë shtetit, kostot u ngarkohen qytetarëve!

Kryesoret

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë dhe deputete e koalicionin opozitar, Erisa Xhixho, përmes një video-postimi në facebook ka folur për rritjen e çmimit të naftës në Shqipëri, duke theksuar se çmimi i naftës ka shkuar në 200 lekë litri për shkak se rreth 60% e këtij çmimi janë taksat që shkojnë në buxhetin e shtetit.

Sipas Xhixhos, këtë fakt e ka pranuar edhe qeveria se sa herë rritet çmimi i naftës, rritet automatikisht edhe vlera e TVSH me 20%, që do të thotë më shumë para për qeverinë dhe më shumë kosto për qytetarët.

Ndër të tjera ajo u shpreh se ne vetëm për mirëmbajtjen e rrugëve paguajmë 2 herë, si asnjë qytetarë në europë, një herë për kolaudimin e makinave rreth 70 mijë lekë në vit dhe përsëri përmes taksës së qarkullimit për çdo litër naftë.

Postimi i Xhixhos

Pse nafta në Shqipëri kushton rreth 200 lekë për litër
Sepse 60% e këtij çmimi janë TAKSA që shkojnë direkt në buxhetin e shtetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit