Sekretari amerikan i Energjisë, Chris Wright, ka shprehur besimin se konflikti me Iranin do të përfundojë brenda disa javësh, duke e konsideruar fundin e luftës si një ngjarje të mundshme në periudhën e ardhshme.
Në një intervistë për ABC News, Wright tha: “Mendoj se ky konflikt do të përfundojë me siguri në javët e ardhshme. Mund të ndodhë edhe më shpejt, por në çdo rast, lufta do të përfundojë brenda kësaj periudhe.”
Më herët, ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, kishte njoftuar se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli do të vazhdojnë luftën derisa të realizohen qëllimet e tyre strategjike. Ky deklarim vjen pas muajve të tensioneve dhe përshkallëzimeve në marrëdhëniet ndërkombëtare lidhur me politikën e Iranit.
/5pyetjet.al









