Shtetet e Bashkuara i kërkojnë aleatëve të dërgojnë anije luftarake për të mbrojtur trafikun detar në Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më strategjikë për transportin e naftës në botë.
Ambasadori amerikan në OKB, Mike Waltz, tha se presidenti Donald Trump ka kërkuar angazhimin e komunitetit ndërkombëtar për sigurimin e këtij rruge detare.
“ShBA nuk mund të lejojë që Irani të mbajë peng ekonomitë tuaja”, tha Waltz për CNN, duke theksuar se SHBA është e hapur dhe kërkon mbështetje nga vendet e tjera për të mbrojtur tregtinë globale. Ai shtoi se ushtria amerikane do të vazhdojë të godasë forcat iraniane, duke përfshirë njësitë detare me raketa dhe dronë, për të mbajtur të hapur ngushticën. Diskutimet për operacionet e shoqërimit të anijeve janë ende në zhvillim.
/5pyetjet.al









