Oranizatat Ndërkombëtare të Forumit të Gruas, IDC-CDI, përmes një njoftimi zyrtar kanë reaguar me kritika të ashpra lidhur me deklaratën e Kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulan Balla, i cili ky i fundit gjatë seancës plenare në Kuvend ka përdorur gjuhën seksiste ndaj deputetes demokrate Albana Vokshi, duke i përmendur nr. e telefonit 0900 si pjesë e një linje telefonike seksuale.
Reagimi i plotë:
IDC-CDI dhe WCDI (Forumi i Grave të CDI) dënojnë sulmin seksist në Parlamentin e Shqipërisë
IDC-CDI dhe Organizata e Grave e IDC-CDI (WCDI) dënojnë fuqishëm fyerjen seksiste të papranueshme të drejtuar ndaj Albana Vokshit nga kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla gjatë seancës së fundit plenare të Parlamentit të Shqipërisë. Nënkuptimi degradues që i referohej numrit të saj si “0900”, një aludim i qartë ndaj një linje telefonike seksuale, përbën një akt të hapur mungese respekti dhe një sulm ndaj dinjitetit të një gruaje që shërben në detyrë publike.
Një sjellje e tillë është e papajtueshme me vlerat e përfaqësimit demokratik dhe minon integritetin e institucioneve parlamentare. Intimidimi seksist, poshtërimi dhe përpjekjet për të heshtur gratë përmes gjuhës fyese duhet të refuzohen pa asnjë mëdyshje.
Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Albana Vokshin dhe u bëjmë thirrje të gjitha forcave politike në Shqipëri, veçanërisht atyre që mbajnë pozita përgjegjësie brenda shumicës qeverisëse, ta dënojnë këtë sjellje dhe të sigurojnë që debati publik të zhvillohet me respektin që kërkojnë institucionet demokratike.
Seksizmi, ngacmimi dhe degradimi personal nuk mund të tolerohen në jetën politike. Parlamentet duhet të udhëheqin me shembull në mbrojtjen e barazisë, dinjitetit dhe respektit për gratë.









