Teuta ka arritur një fitore të ngushtë 0-1 ndaj Dinamos në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”.
Golashënuesi i vetëm i ndeshjes ishte Arifi, i cili shënoi në minutën e 31-të me një goditje të saktë pranë portës kundërshtare, duke i dhënë ekipit të tij avantazhin.
Dinamo pati mundësi të barazonte në pjesën e dytë, konkretisht në minutën e 71-të, kur Bregu humbi një mundësi të artë përballë portierit, dhe më pas Berisha e Vila shpërdoruan disa mundësi për të shënuar në topin e kthyer. Pavarësisht përpjekjeve, skuadra e Dajës nuk arriti dot të gjejë golin e barazimit.
Për më tepër, Teuta mbylli ndeshjen me një lojtar më pak, pasi Rooney mori karton të kuq në minutat shtesë, por edhe kështu durrsakët e mbajtën rezultatin dhe morën tre pikët e plota.









