Tottenham ka ndërprerë serinë e humbjeve dhe ka marrë një barazim të vlefshëm 1-1 ndaj Liverpoolit në Anfield. Ky rezultat ishte i rëndësishëm për skuadrën londineze, e cila ngjitet në kuotën e 30 pikëve, megjithatë ende mbetet pranë zonës së rënies nga kategoria.
Ndeshja u hap me një gol të shpejtë të Liverpoolit. Në minutën e 18, Szoboszlai realizoi një goditje dënimi të mrekullueshme duke mposhtur portierin Vicario.
Tottenham kishte disa mundësi për të barazuar, por portieri i Liverpoolit, Alisson, bllokoi një goditje të Richarlison në minutën e 35.
Kur po duket se humbja ishte e pashmangshme për Spurs, Richarlison shpëtoi skuadrën në minutën e 90, duke shënuar golin e barazimit dhe siguruar një pikë të rëndësishme. Liverpool tani ka 49 pikë dhe kalon Chelsea, duke u ngjitur në vendin e 5-të në renditje.









