Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Tauland Balla, në një postim në rrjetin e ti facebook, ka publikuar një video, teksa zhvillohet stëvitja e përbashkët e dy njësive elitare të policisë asaj RENEA dhe EKAM në Tiranë.
Postimi i Ballës
Gjithmonë respekt dhe mirënjohje forcës tonë policore elitë RENEA, te cilët shkëlqejnë me përgatitjen dhe aftësinë e tyre. Ndiqni RENEA dhe EKAM, dy njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi gjatë një stërvitje të përbashkët në Tiranë. Djem dhe burra profesionistë që mbrojnë jetën me jetë e janë kudo ku ka një rrezik ndaj rendit e sigurisë së qytetarëve.









