Vora dhe Partizani ndanë pikët pas barazimit 2-2 në Superligë. Vora kaloi e para në avantazh me dy gola nga Luis Felipe dhe Prestige Ohaegbulam, ndërsa Arafat Doumbia shkurtoi diferencën për Partizanin.
Pjesa e dytë solli një lojë më sulmuese nga Partizani, që mbeti me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të Doumbia, por gjeti barazimin me autogolin e Ohaegbulam në minutat e fundit (90+6′). Partizani mbetet i katërti me 43 pikë, ndërsa Vora është e tetë me 27 pikë.
/5pyetjet.al









