Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka komentuar arritjen e marrëveshjes së djeshme për strukturat paralele serbe, duke theksuar se për një mandat të vetëm, qeveria ka arritur të mbyllë këto struktura që vepronin për një kohë të gjatë në Kosovë.
Në një postim në rrjetet sociale, Zulfaj ka nënvizuar se tani ka nisur procesi i integrimit të sektorëve të arsimit dhe shëndetësisë në sistemin e Republikës së Kosovës, pas mbylljes së strukturave paralele. Ai shpjegoi se ky proces fillon me evidentimin dhe legalizimin e këtyre sektorëve, për t’i futur ata në sistemin ligjor të Kosovës.
Zulfaj i bëri thirrje atyre që kanë mbajtur statusin e strukturave paralele për shumë vite, që të pranojnë këtë ndryshim, duke shtuar se do të kenë mundësi të përdorin statuset e tyre në të ardhmen.
/5pyetjet.al









