Shefja për Politikën e Jashtme të Bashkimit Europian, Kaja Kallas, ka deklaruar se shtetet anëtare të BE-së do të shqyrtojnë mundësitë për të kontribuar në mbajtjen të hapur të Ngushticës së Hormuzit, një kalim strategjik për transportin e naftës.
“Është në interesin tonë ta mbajmë të hapur Ngushticën e Hormuzit dhe për këtë arsye po diskutojmë edhe se çfarë mund të bëjmë në këtë drejtim nga ana evropiane.”
Kjo deklaratë vjen në përgjigje të kërkesave të Presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka ftuar shtetet të rrisin përpjekjet për sigurimin e këtij kalimi të rëndësishëm.
/5pyetjet.al









