-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqiptarja humb jetën pas një rënieje nga lartësia, zbardhen detaje të reja nga hetimi

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Piacenza, ku një e re shqiptare ka humbur jetën pas një rënieje nga një lartësi prej tetë metrash.

Viktima është 20-vjeçarja Anxhela Byku, e njohur si Angi, e cila ndërroi jetë në spital pasi ra nga ballkoni i apartamentit të saj në rrugën Via Beverora.

Hetimet e para sugjerojnë se ngjarja ishte një aksident tragjik dhe jo një veprim i qëllimshëm, ndërsa Arma dei Carabinieri po heton më tej.

Sipas dëshmive, e reja ka tentuar të ngjitet në fasadën e ndërtesës për të hyrë në apartamentin e saj pasi kishte shpërqendruar nga zilja e derës dhe kishte dalë pa çelësat. Gjatë përpjekjes për të arritur në ballkon, ajo ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga një lartësi prej rreth tetë metrash.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit