Presidenti Donald Trump foli sot për ndërhyrjet amerikane në Lindjen e Mesme dhe situatën në Ngushticën e Hormuzit, në një konferencë për shtyp që mban në Shtëpinë e Bardhë.
Ne kemi goditur mbi 7000 objektiva, komerciale dhe ushtarake në Iran. Ata nuk kanë shumë raketa të mbetura, sulmet me dronë nga Teherani janë ulur me 95%”, tha presidenti amerikan.
“Kemi goditur edhe ishullin Kharg, përveç zonës nga dalin tubacionet e naftës”, tha ai.
95% e energjisë që përdorin vendet kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit, kështu që ato duhet të na vijnë në ndihmë.
E kemi bërë me Iranin, por duam ndihmë atje, theksoi Trump, duke vënë në dukje se ka aleatë që nuk duan të ndihmojnë përpjekjet amerikane në Hormuz dhe duke shprehur zhgënjimin e tij për këtë.
Trump foli edhe për Venezuelën, duke thënë se “presidenti i ri po ecën shumë mirë”.









