-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump: Mund ta kuptoj pse iranianët nuk dalin në protesta

Kryesoret

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka komentuar mungesën e protestave masive në Iran, duke theksuar se e kupton pse qytetarët iranianë po e shmangin daljen në rrugë. Gjatë një bisedë me gazetarët në avionin presidencial, Trump ka akuzuar udhëheqjen iraniane për përdorimin e kërcënimeve me dhunë ndaj atyre që tentojnë të protestojnë.

Sipas Trump, autoritetet iraniane kanë paralajmëruar qytetarët se ata që marrin pjesë në protesta mund të përballen me dhunë të menjëhershme, duke krijuar një atmosferë të frikës. Ai e cilësoi udhëheqjen e Teheranit si “banditë”, duke e shpjeguar kështu heshtjen e qytetarëve.

Ndërkohë, i pyetur nëse ishte i gatshëm të shpallte një fitore në luftë, Trump ka theksuar se nuk ka arsye për një shpallje të tillë, megjithatë ai ka shtuar se sipas tij, Irani është “shkatërruar”. Kujtojmë se më herët, Trump kishte bërë thirrje për protesta në Iran dhe për rrëzimin e qeverisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit