Pas anulimit të “Finalissima”-s mes Argjentinës dhe Spanjës, e parashikuar për më 27 mars në Katar, Federata Argjentinase e Futbollit ka njoftuar një miqësore të re kundër Guatemalës, që do të luhet më 31 mars.
Ky ndeshje do të ofrojë mundësinë që kampionët e botës të testojnë formën dhe të grumbullojnë pikë përpara ndeshjeve të ardhshme.
Në një komunikatë të shkurtër, Federata ka njoftuar se do të publikojë në ditët në vazhdim programin e punës dhe listën e futbollistëve të grumbulluar, si dhe stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja.
Kujtojmë që “Finalissima”, e cila do të përballte fituesin e Euro 2024 me kampionët e Copa América 2024, u anulua për shkak të pasigurisë dhe tensioneve në rajonin e Lindjes së Mesme, pasi diskutimet mes UEFA, autoriteteve të Katarit dhe federatave të përfshira nuk arritën një marrëveshje për zhvillimin e ndeshjes.
/5pyetjet.al









