Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi se ka bllokuar 5 ngarkesa misri blegtoral për kafshë pasi është konstatuar nivel mbi normë i aflatoksinës B1. Mistri po vinte nga Serbia dhe Greqia.
Konkretisht katër ngarkesat nga Serbia dhe një nga Greqia u identifikuan nga drejtoritë rajonale të Shkodrës dhe Vlorës. Tashmë pritet nëse do të asgjësohen ose kthehen në vendin e origjinës.









