Drenica ka mposhtur Malishevën 4:2, duke siguruar një fitore të rëndësishme në luftën për mbijetesë. Igball Jashari shënoi dy gola, ndërsa Kreshnik Uka dhe Andi Veliqi kontribuuan me gola të tjerë. Drenica mbetet e parafundit me 28 pikë.
Në garën për mbijetesë, Ferizaj mposhti Prishtinën 3:0, me gola nga Ade Oguns, Ruben Silva Richards dhe Jakup Berisha. Pas kësaj fitoreje, Ferizaj ngjitet në pozitën e tetë me 29 pikë.
Tri ndeshje të tjera do të zhvillohen të mërkurën: Prishtina e Re – Ballkani, Drita – Dukagjini dhe Llapi – Gjilani.









