-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kombëtarja Shqiptare nis përgatitjet për play-off-in e Botërorit 2026

Kryesoret

Muaji mars sjell për Kombëtaren Shqiptare disa nga ndeshjet më të rëndësishme në rrugëtimin drejt Kupës së Botës 2026.

Kuqezinjtë do të hyjnë në fazën “play-off”, ku çdo takim ka peshë vendimtare për ëndrrën e kualifikimit.

Trajneri Silvinjo pritet të shpallë listën e lojtarëve të grumbulluar më 21 mars në orën 10:00, ndërsa më pas do të dalë edhe në një konferencë për shtyp për të folur mbi zgjedhjet dhe objektivat e skuadrës.

Ekipi do të mblidhet zyrtarisht më 23 mars, ditë në të cilën do të zhvillohet edhe seanca e parë stërvitore.

Vëmendja kryesore është te përballja me Poloninë më 26 mars, një ndeshje që pritet të jetë shumë e fortë. Më 31 mars, Shqipëria do të luajë edhe takimin e radhës ndaj njërës prej skuadrave, Ukrainës ose Suedisë.

Këto dy sfida konsiderohen vendimtare për fatin e Kombëtares, e cila synon të shfrytëzojë maksimalisht këtë mundësi për të siguruar një vend në turneun më të madh të futbollit botëror.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit