Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka deklaruar se është befasuar nga sulmet hakmarrëse të Iranit ndaj vendeve fqinjë në rajonin e Gjirit.
Teherani ka nisur raketa dhe dronë ndaj objektivave që pretendon se janë të SHBA-së dhe Izraelit në vende si Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, pas sulmit fillestar të këtyre dy vendeve ndaj Iranit më 28 shkurt.
“Irani nuk pritej të sulmonte të gjitha këto vende të tjera në Lindjen e Mesme,” tha presidenti Trump mbrëmë. “Askush nuk e priste këtë. Ne ishim të shokuar.”
Sipas një zyrtari amerikan dhe dy burimeve të njohura me raportet e inteligjencës së SHBA-së, Trump është paralajmëruar se sulmi ndaj Iranit mund të shkaktonte kundërsulme ndaj aleatëve amerikanë në rajon dhe mund të çonte në mbylljen e Ngushticës së Hormuzit nga ana e Iranit.









