Pasditen e sotme ka ndodhur një aksident në fshatin Lumalas, ka ka mbetur i vdekur 45 vjeçari Krenar Çekiçi.
Aksidenti ka ndodhur për shkak të përplasje së dy makinave me njera-tjetrën, në Lumalas të Korçës.
45 vjeçari, viktimë e këtij aksidenti ishte punonjësi i burgjeve në Drenovë.
45 vjeçari Krenar Çekiçi, i cili ishte drejtuesi i një prej mjeteve të aksidentuara ka ndërruar jetë pak më parë në ambientet e spitalit të Korçës.
Pavarësisht ndihmës mjekësore nga bluzat e bardha, ai s’ka mundur të jetojë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.









