Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji zhvilloi sot një takim në Tiranë me intelektualë, aktivistë dhe pedagogë, ku tema e diskutimit ishte demokracia në vend si dhe aktualiteti politik.
Fjalën i pari e mori pedagogu Ardian Isufi, i cili u shpreh se vendi ka nevojë për një të djathtë të re europiane dhe të përgjegjshme.
Ardian Isufi: Shqipëria ka nevojë për një debat të ri politik. Dialogu për demokracinë synon të jetë hapësirë për ide për një alternativë të re politike. Shqipëria ka nevojë për mundësi të forta, opozita duhet të jetë më shumë se një kundërshtim ndaj qeverisë. Duhet të jetë projekt për të ardhmen. Forumin nuk është fundi i procesit, por fillimi, për një të djathtë të përgjegjshme dhe europiane. Të fillojmë këtë rrugëtim së bashku.









