-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ Rritja e çmimit të naftës, Xhixho: Rreth 60% ju paguani taksa!

Kryesoret

Zv.Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, përmes një video-postimi në rrjetin e saj facebook ka reaguar lidhur me rritjen e çmimit të naftës në Shqipëri, duke theksuar se barra kryesore mbi qytetarët vjen nga niveli i lartë i taksave, në shumën totale rreth 60%.

Reagimi i plotë i Xhixhos

Sot çmimi i naftës ka shkuar në 2000 lekë të vjetra për litër. Nëse furnizoni makinën me 20000 lekë te vjetra , do të mbushni rreth 10 litra. Por nëse nafta nuk do të kishte taksa, me të njëjtën shumë do të mund të mbushnit rreth 25 litra. Pra, me të njëjtat para, makina juaj do të kishte më shumë se dyfishin e naftës.

Arsyeja është e thjeshtë: rreth 60% e çmimit të naftës përbëhet nga taksat. Kjo do të thotë se për çdo 2000 lekë që paguani, rreth 1200 lekë te vjetra janë taksa, ndërsa pjesa tjetër është vetë nafta.

Për këtë arsye, kemi propozuar në Kuvend pezullimin e taksës së qarkullimit dhe të karbonit, si masa që do të ulte menjëherë çmimin e naftës.

Mos harroni: me rritjen e çmimit të naftës, rriten edhe çmimet e produkteve bazë si buka, mielli, vaji, orizi dhe çdo produkt ushqimor. Historia e bordeve të dështuara nuk është zgjidhje; e vetmja zgjidhje është ulja e taksave.

Mos harroni: sa herë mbushni makinën me naftë, nuk po paguani vetëm për naftën, por edhe për 7 taksat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit