-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balliu për drogën në banesën e drejtorit të burgut: Qeveria e lidhur me elementë kriminalë!

Kryesoret

Deputeti demokrat, Klevis Balliu, përmes një video-postimi në faceboook, ka reaguar lidhur me ngjarjen e sotme në Rrogozhinë, ku në banesën e drejtorit të burgut, Bilal Hasës, policia gjeti dhe sekuestroi rreth 4000 rrënjë kanabis.

Sipas Balliut kjo qeveri është e zhytur në korrupsion dhe e lidhur me elementë kriminalë, ndaj në këtë video ai u bën thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e opozitës, e cila do të mbahet ditën e diel para Kryeministrisë.

Postimii Balliut

Drejtori i burgut të Rrogozhinës rezulton se ka mbjellë rreth 4000 rrënjë kanabis, ndërkohë që i njëjti pushtet ka arrestuar të rinj 18-20 vjeç për dy cigare hashash. Ky nuk është një rast i izoluar, por një model i përsëritur që tregon thellësinë e inkriminimit të institucioneve të shtetit nën qeverisjen e Edi Ramës. Për sa kohë vendi drejtohet nga një qeveri e zhytur në korrupsion dhe e lidhur me elementë kriminalë, nuk mund të ketë as zhvillim ekonomik dhe as integrim në Bashkimin Europian. Më 22, në orën 18:00, të bashkohemi në protestë kundër këtij pushteti të degraduar dhe të inkriminuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit