Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për 32-vjeçarin Fatjon Rrika, i dyshuar për vendosjen e lëndës plasëse në automjetin e agjentit të krimeve, Gentjan Gjeta.
Ngjarja ka ndodhur të dielën në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës, ku shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale.
Edhe gjatë momentit të arrestimit dhe gjatë seancës gjyqësore, Rrika ka mohuar çdo lidhje me ngjarjen.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti vazhdojnë.
/5pyetjet.al









