-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Peqin/ Dr. Burgjeve dorëzohet në polici: S’kam lidhje me drogën

Kryesoret

Drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, është vetëdorëzuar në polici, për të dhënë sqarime të plota lidhur me gjetjen e katër mijë bimëve narkotike në banesën e tij në fshatin Kurtaj, Njësia Administrative Gjocaj.

Hasa është shprehur se nuk kam lidhje me aktivitetin e paligjshëm si dhe ka disa muaj që nuk kam shkuar në atë objekt banimi.

Ndërkohë, burime nga policia bëjnë me dije se po hetohet edhe pista që lidhja e paligjshme e energjisë elektrike në objekt mund të jetë kryer nga vëllai i tij, i cili jeton në fshat.

Kujtojmë se policia njoftoi se droga u zbulua në bodrumin e një magazine në dy ambiente të përshtatura posaçërisht për kultivimin e bimëve narkotike, të mbyllura dhe me llambaa elektrike.

Nga hetimet paraprake rezultoi se ambienti është në pronësi të Bilal Hasës, i cili u shpall në kërkim nga policia bashkë me Ervis Maçin, me detyrë përgjegjës i OSHEE-së për zonën e Peqinit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit