Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama njoftoi se Shqipëria ka arritur të renditet e 9-ta në botë për sigurinë kibernetike, sipas indeksit të sigurisë kibernetike NCSI 2026.
Rama theksoi se ky rezultat është një dëshmi e përparimeve të rëndësishme në forcimin e strukturave të sigurisë kibernetike, zhvillimin e politikave dhe strategjive kombëtare, si dhe në përmirësimin e mekanizmave të koordinimit dhe reagimit ndaj kërcënimeve në hapësirën digjitale.
Postimi i Ramës:
Shqipëria renditet në vendin e 9-të në botë për sigurinë kibernetike sipas NCSI 2026 (National Cyber Security Index)
Sipas raportit, Shqipëria vlerësohet për progresin në forcimin e strukturave përgjegjëse për sigurinë kibernetike, zhvillimin e politikave dhe strategjive kombëtare, si dhe për përmirësimin e mekanizmave të koordinimit dhe reagimit ndaj kërcënimeve në hapësirën digjitale.
/5pyetjet.al









