-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vendimet që miratoi qeveria

Kryesoret

Gjatë mbledhjes së ditës së sotme qeveria ka miratuar disa vendime.

Vendim për:

  • Autorizimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, për rindërtimin e xhamisë në qytetin e Shijakut, sipas tekstit.

  • Për përcaktimin e kritereve dhe të masës së kompensimit të ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë kur emërohet komandant në detyrë jashtë vendbanimit të tij.

  • Shpalljen e disa zonave me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore në bashkitë: Vlorë, Berat, Durrës, Dimal, Mirditë, Himarë, Librazhd, Kavajë, Rrogozhinë.

  • Krijimin e bazës së të dhënave shtetërore të Sistemit të Provimit të Shtetit dhe provimeve të tjera të digjitalizuara. Institucioni administrues i bazës së të dhënave shtetërore të Sistemit të Provimit të Shtetit dhe provimeve të tjera të digjitalizuara është Qendra e Shërbimeve Arsimore.

  • Krijimin e bazës së të dhënave shtetërore “Regjistri për ekzekutimin dhe vjeljen e gjobave” të Sistemit të Qendërzuar të Mbledhjes së Gjobave. Institucioni administrues i bazës së të dhënave shtetërore “Regjistri për ekzekutimin dhe vjeljen e gjobave” është Inspektorati i Përgjithshëm.

  • Projektligj për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore. Qëllimi i këtij ligji është të mundësojë sigurimin e kushteve për ofrimin e shërbimeve arsimore, në përputhje me legjislacionin përkatës të secilit prej shërbimeve, duke siguruar cilësi, transparencë, eficiencë dhe efikasitet të vlerësimeve në interes të publikut.

Njëherësh u miratuan edhe disa emërime dhe propozime për anëtarë në insitucione të ndryshme:

  • Znj. Anisa Ruseti emërohet zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

  • Propozim Kuvendit për emërimin e znj. Diana Dervishi anëtar të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

  • Propozim Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të kandidaturës së znj. Olta Rushaj sianëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit