Shorti ka caktuar gjyqtarin që do të marrë në dorë dosjen e Arben Ahmetajt për inceneratorin.
Pas mbylljes së hetimeve dhe dorëzimit të dosjes në gjykatë, shorti elektronik ka përcaktuar gjyqtarin Erjon Çela si gjyqtar i seancës paraprake.
Kundër ish-zv/ kryeministrit rëndojnë akuzat për korrupsionit, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Përveç Arben Ahmetajt, SPAK ka dërguar në gjykatë dosjen dhe për biznesmenët Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe 10 persona të tjerë.
SPAK çon në gjyq Ahmetajn, Mërtirin dhe Zoton për inceneratorët (DOSJA)









