-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla: Gjermania mbështet rrugëtimin europian të Shqipërisë

Kryesoret

Gjatë vizitës në Berlin, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, zhvilluan sot një takim me Presidenten e Bundestagut gjerman, Julia Klöckner.

Përmes një postimi në rrjetet sociale pas takimit Balla, i cili është dhe Kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Gjermani thekson se gjatë takimit u diskutua mbi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermania për procesin e integrimit europian të Shqipëria, si dhe për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit parlamentar.

Palët vlerësuan partneritetin shumë të mirë mes Shqipëria dhe Gjermania, duke e konsideruar atë një element kyç për zhvillimin ekonomik, avancimin e reformave dhe ruajtjen e stabilitetit në rajon, si dhe për përparimin e Shqipëria drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Pjesë e delagacionit ishin edhe deputëtët Erion Malaj dhe Iris Luarasi nga mazhoranca, Edmond Haxhinasto nga opozita dhe Redi Muçi nga Lëvizja Bashkë.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Berlin📍Pritja dhe takimi me Presidenten e Bundestagut Julia Kloeckner. Mbështetja e vazhdueshme e Gjermanisë për rrugëtimin europian të Shqipërisë, forcimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe i bashkëpunimit parlamentar, në fokusi të takimit. Partneriteti i shkëlqyer Shqipëri-Gjermani mbetet një faktor kyç për mbështetjen e zhvillimit ekonomik, avancimin e reformave, stabilitetin rajonal dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit