-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Nuk kemi sulmur Turqinë dhe Omanin’- Khamenei: Mashtrim që të na përçajnë me fqinjët

Kryesoret

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka mohuar kategorikisht përfshirjen e vendit të tij në sulmet ndaj Turqisë dhe Omanit.

Në një deklaratë me shkrim, ai theksoi se këto vende kanë marrëdhënie të mira me Iranin dhe se sulmet “nuk janë kryer në asnjë mënyrë nga forcat e armatosura të Republikës Islamike apo nga Fronti i Rezistencës”.

Khamenei akuzoi Izraelin për një “mashtrim” me qëllim krijimin e përçarjeve mes Iranit dhe fqinjëve të tij.

Duke folur për rajonin, ai e cilësoi Pakistanin si një vend “shumë të afërt”, madje një “të preferuar të veçantë” të babait të tij, Ali Khamenei. Ai kërkoi gjithashtu përmirësimin e marrëdhënieve mes Pakistanit dhe Afganistanit, duke u shprehur i gatshëm të ndërmarrë hapa konkretë në këtë drejtim.

Ndërkohë, lideri i ri suprem ende nuk është shfaqur publikisht që nga marrja e detyrës në fillim të këtij muaji, duke komunikuar vetëm përmes deklaratave të shkruara të publikuara nga mediat iraniane.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit