-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA/ Ndërron jetë në moshën 86-vjeçare aktori i famshëm, Chuck Norris

Kryesoret

SHBA, eshtë ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare aktori i njohur Chuck Norris, vetëm pak ditë pas ditëlindjes së tij.

Ai u bë i njohur në filmat e tij aksion gjatë viteve 1980.

Sipas raportimeve të TMZ, lajmi u konfirmua nga familja e tij përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në reagimin e publikuar, familja bëri të ditur se Norris u nda nga jeta në mënyrë të papritur, i rrethuar nga njerëzit e tij më të afërt dhe në paqe.

“Për botën ishte një artist i arteve marciale, aktor dhe simbol force. Për ne ishte një bashkëshort i përkushtuar, baba dhe gjysh i dashur, si dhe zemra e familjes sonë”, thuhet në deklaratë.

Familja thekson se ai jetoi me besim, disiplinë dhe përkushtim ndaj njerëzve që donte, duke frymëzuar miliona njerëz në mbarë botën.

Ndërsa shprehin dhimbjen për humbjen, familjarët kërkojnë respektimin e privatësisë në këtë moment të vështirë dhe falënderojnë publikun për mbështetjen dhe dashurinë ndaj tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit