Në një intervistë për RTK, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, komentoi gjyqin që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Ai theksoi se Dhomat Speciale janë institucione që veprojnë në përputhje me ligjet e Kosovës dhe se si ambasadë, ata ndjekin me vëmendje procedurat gjyqësore që po zhvillohen.
“Ky proces gjyqësor po zhvillohet sipas Ligjit të Kosovës. Ne e ndjekim këtë proces dhe siç është e nevojshme, e përcjellim në çdo hap. Pavarësisht se çfarë do të jetë rezultati, qoftë dënim apo lirimi, është e rëndësishme që të gjithë ta pranojnë vendimin e një gjykate të pavarur”, tha ambasadori Rudolph, duke theksuar nevojën për respektimin e procesit dhe vendimeve të gjykatës.









