Deputeti i PD-së, për qarkun e Beratit, Eno Bozdo, përmes një postimi në facebook ka reagur lidhur me deklaratat e Kryeministrit Edi Rama, i cili i mbajti sot gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS.
Sipas Bozdos, deklaratatat e Ramës janë vetëm mashtrime, pasi realiteti në terren është tërësisht ndryshe.
Postimi i Bozdos
Të nderuar banorë të Qarkut Berat!
Dëgjoni mashtrimet e kryeministrit sot, ndërsa përpiqet tu mbushë mendjen se në fakt, qytetet dhe fshatrat e qarkut jo vetëm që nuk po zbrazen por po ripopullohen nga kthimet e emigrantëve.
Ju e dini mirë të vërtetën. Ju e dini se në qytete s’ka më rini, se familjet po ikin, se në fshat jo vetëm s’ka më rini, por as eAMhe fermerë!
Shkaktar i vërtetë i kësaj tragjedie është një dhe vetëm një: Edi Rama dhe keqqeverisja e tij!
Në 12 vite ai e ka tretur Beratin dhe gjithë Shqipërinë! E ka bërë jetën tuaj të pamundur! Ju përzuri fëmijët e tani do tju mbushë mendjen me propagandë se sa mirë është të jetosh këtu!
Sepse në Shqipëri sot ka vend për Belindat e tij, por për ju dhe familjet tuaja nuk ka vend!