-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama: Negociatat nuk janë ndalur asnjë sekondë, opozita po bëhet qesharake

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një deklaratë të fortë gjatë një mbledhjeje të PS-së, ku ka ftuar qytetarët të përballen me kritikat dhe akuzat e opozitës, duke theksuar se procesi i negociatave për integrimin europian të Shqipërisë ka vazhduar pa ndërprerje, pavarësisht përpjekjeve të opozitës për ta penguar.

Ai ka akuzuar opozitën dhe disa figura të saj se po manipulojnë publikun dhe kanë krijuar një farsë, duke e shprehur pakënaqësinë për përdorimin e kritikave të pabaza.

“Duhet të përballemi me llumin që vjen nga 4 anët. Deri dje, dilnin kudo e thoshin, kjo është imagjinare, s’ka për të ndodhur kurrë! Është lojë e Edi Ramës, dhe papritur para disa javësh u turrën të gjithë nëpër ekrane e tenxhere se sapo ishim te dera, na e prishën. Sapo hymë, na e hodhën në erë! Madje, madje, më ka bërë shumë përshtypje dhe është gjynah që ata njerëz që i ofrohen publikut si analistë, nuk merren me një pagë goxha të madhe në emisionet humoristike. Janë humoristët më të mirë që kam parë se i thonë shumë seriozisht të gjitha ato që thonë. More, si është e mundur, sot, pikërisht sot që dera ishte ehapur dhe të gjithë na prisnin të bëheshim anëtarë, këta bëjnë në Parlament të kundërtën?! Përtej farsës, kjo ka nevojë të komunikohet. Ka nevojë t’u thuhet njerëzve e vërteta e thjeshtë fare, se negociatat nuk kanë ndalur asnjë sekondë”, u shpreh ai, teksa u ndal te procesi i negociatave me Bashkimin Europian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit