Policia e Sarandës ka arrestuar Renato Makri dhe Ilir Prenga për veprën penale të shitjes së lëndëve narkotike.
Pas një pune intensive hetimore dhe operative, ata u kapën në flagrancë, duke ushtruar veprimtarinë e paligjshme në ambientet e një lavazhi automjetesh në rrugën “Idriz Alidhima” në Sarandë, të cilin e kishin përshtatur për shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit në këtë ambient, policia gjeti dhe sekuestruan rreth 1 kg cannabis sativa, si dhe sende të tjera të përdorura për ndarjen dhe ambalazhimin e lëndës narkotike, përfshirë targa automjetesh dhe letër alumini.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
/5pyetjet.al









