Administrata Tatimore njofton se disponon të dhëna mbi rezervimet dhe shitjet e realizuara përmes platformës Booking.com.
Tatimet u bëjnë thirrje individëve që kanë siguruar të ardhura nga dhënia e akomodimit përmes kësaj platforme t’i deklarojnë ato në Deklaratën Vjetore të të Ardhurave Personale – DIVA 2025.
Ndërsa bizneset duhet të verifikojnë nëse deklarimet e tyre janë në përputhje me të dhënat e Booking për të mos u bërë subjekt i rivlerësimeve tatimore.
Tatimet kujtojmë se mosdeklarimi i të ardhurave përbën shkelje të legjislacionit tatimor dhe sjell penalitete sipas parashikimeve ligjore./ Monitor









