Rruga që lidh fshatin Asim Zeneli me Krinë, Tranoshishtë dhe Saraqinisht ka pësuar dëmtime të rënda, duke u bërë një burim shqetësimi për banorët dhe drejtuesit e mjeteve që e përdorin.
Pjesa e poshtme e asfaltit është shkatërruar për shkak të gërryerjes nga përroi pranë rrugës, duke kërcënuar strukturën mbajtëse të saj.
Banorët kanë kërkuar ndërhyrje urgjente për stabilizimin e segmentit të dëmtuar, duke theksuar se kjo situatë ka zgjatur për një kohë të gjatë.
Ata janë të shqetësuar se, nëse nuk merren masa të shpejta, mund të përkeqësohet dhe të rrezikojë sigurinë e kalimtarëve dhe të mjeteve që kalojnë përditë. Situata mund të marrë përmasa serioze dhe dramatike për jetën e banorëve dhe përdoruesve të rrugës.
/5pyetjet.al









