-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Dy policët që u hodhën në Bunë dhe shpëtuan gruan

Kryesoret

Erixhon Senko dhe Francesko Hoxha janë dy efektivët e policisë së Shkodrës që i shpëtuan jetën një gruaje e cila e dëshpëruar vendosi që t’i japë fund jetës duke u hedhur në lumin Buna. Por sapo policia mori njoftimin, dy efektivët u hodhën në ujë duke e nxjerrë të gjallë.

“Erixhon Senko dhe Francesko Hoxha, dy profesionistë të rinj të Policisë së Shtetit në Shkodër, që falë ndërhyrjes së tyre të menjëhershme, i shpëtuan jetën një gruaje në ujërat e Bunës.

Në ato çaste kur çdo sekondë bën diferencën, ata zgjodhën të veprojnë pa hezitim, duke vënë jetën e tyre në rrezik për të shpëtuar një tjetër.

Ky është misioni më i lartë i uniformës: të jesh aty kur qytetarët kanë më shumë nevojë.

Krenar për ju! Shembulli juaj është dëshmi e qartë se shërbimi ndaj qytetarëve nuk është thjesht detyrë, por thirrje dhe guxim” shkruan ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit