Një 19-vjeçar shqiptar, Renols Lleshi, ka humbur jetën në Londër pas një aksidenti tragjik në kantierin e ndërtimit ku punonte.
Ai ra nga lartësia e një godine 12-katëshe në zonën e Acton, pasi shkeli mbi një hapësirë ventilimi të mbuluar keq, duke rënë gjashtë kate poshtë dhe humbur jetën në vend.
Hetimet zbuluan se zona e tarracës nuk ishte përfshirë në kontrollet e sigurisë dhe vrima e ventilimit ishte mbuluar me material jo të qëndrueshëm.
Kompania përgjegjëse, Jerram Falkus Construction, pranoi shkelje të rregullave të sigurisë dhe u gjobit me 42 mijë paund.
Inspektorët e sigurisë e konsideruan aksidentin “plotësisht të shmangshëm”.









