-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Merz i kërkon Kurtit përparim në dialogun me Serbinë

Kryesoret

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, i ka dërguar një letër urimi Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për rizgjedhjen e tij në këtë mandat të ri qeverisës.

Në letrën e tij, Merz ka përmendur sfidat që Kosova ka përpara, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të përparimeve në dialogun me Serbinë dhe procesin e integrimit euro-atlantik.

“Përpara jush dhe qeverisë suaj qëndrojnë detyra sfiduese. Jam i bindur se, me përvojën tuaj, do të merrni vendimet e duhura dhe të nevojshme për integrimin e mëtejshëm euro-atlantik të Kosovës. Këtu përfshihen edhe përparime të tjera në dialogun e normalizimit të ndërmjetësuar nga BE-ja me Serbinë,” shkruan Merz në letrën e tij, duke shtuar se Kosova mund të mbështetet në partneritetin e fortë dhe të besueshëm të Gjermanisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit