Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar një ngjarje të fundit që lidhet me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, gjatë një vizite zyrtare në Gjermani.
Berisha ka deklaruar se Peleshi ka planifikuar një udhëtim për të takuar homologun e tij gjerman, por ka shmangur deputetët e opozitës nga ky takim pasi ata kërkuan mundësinë për të paraqitur para autoriteteve gjermane realitetin e drejtimit të Parlamentit shqiptar.
“Vetëm fakti që unë u kërkova deputetëve tanë të paraqisnin të vërtetën për drejtimin e Parlamentit, bëri që ai të nisej në udhëtim pa asnjë deputet të Partisë Demokratike,” u shpreh Berisha. Ai e cilësoi këtë si një përpjekje për të shmangur përballjen me kritikat e opozitës në një forum ndërkombëtar dhe e akuzoi kryetarin e Kuvendit për mungesë transparence dhe përjashtim të opozitës nga përfaqësimi institucional.
/5pyetjet.al









