-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bolino pushoi Babaramon, Laçi: Keqardhje që hiqen gazetarët që s’u shërbejnë interesave okulte

Kryesoret

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Marlind Laçi ka reaguar pas shkarkimit që Carlo Bolino i bëri gazetarit Ilir Babaramo me argumentin se ‘kritikoi qeverinë’.

Në një postim në rrjetet sociale, Laçi shpreh keqardhjen që  “kur gazetarë që nuk i shërbejnë rehatisë së pushtetit apo interesave okulte, hiqen në mënyrë të padrejtë”.

“Mbrëmë fola me Ilir Babaramon, i cili më ftoi në “5 Pyetje”. Sot në mëngjes më njoftoi se emisioni ishte anuluar. Pak më vonë mësova nga mediat se ai ishte shkarkuar.

Me Ilirin kam pasur jo pak debate dhe shpesh nuk kemi ndarë të njëjtat qëndrime. Por pikërisht kjo e bënte të vlefshme përballjen, ai përfaqëson mendimin kritik, pyetjen e vështirë dhe standardin që i jep kuptim debatit publik.

Është për të ardhur keq kur gazetarë që nuk i shërbejnë rehatisë së pushtetit apo interesave okulte, hiqen në mënyrë të padrejtë. Kjo nuk është shenjë force, por dobësie” shprehet ai.

Bolino pushon nga puna Babaramon: Nuk të lejoj të kritikosh qeverinë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit