Ish-deputeti Petrit Vasili ka reaguar pas shkarkimit që pronari i Report Tv, Carlo Bolino i bëri gazetarit Ilir Babaramo me argumentin se “nuk të lejoj që të kritikosh qeverinë”.
“Largohet nga puna gazetari i mirenjohur Ilir Babaramo. Lajm thuajse i pabesueshem nisur nga kariera e gjate dhe me integritet te larte profesional e Babaramos. Por Edi Rama i ka blere mediat dhe i ka kthyer ne rrecka per te fshire kepucet e tij.
Babaramo largohet me koken lart se nuk beri kompromis me profesionin e tij dhe i gjithe turpi u mbetet kepucefshiresve, qe e larguan. Respekt Babaramo, jeta vazhdon” shprehet ai.
Bolino pushon nga puna Babaramon: Nuk të lejoj të kritikosh qeverinë









