Kryetari i PD-së, Sali Berisha nga selia blu dënoi pushimin nga puna të gazetarit Ilir Babaramo nga botuesi i Report TV, Carlo Bolino me argumentin se ke ‘kritikuar qeverinë’. Ish-kryeministri tha se nga dita e sotme e shpall Bolinon “super mafiozin numër një, të mediave shqiptare”.
“Dënoj, shpall Carlo Bolinon super mafiozin numër një, të mediave shqiptare. Me aktin e tij ndaj gazetarit veteran realisht të pavarur, Babaramo, mund të jetë nga më të paktit gazetar të pavarur të këtij vendi, i cili, të cilin, për pavarësinë që ka treguar e ka ndjekur nga një studio në tjetrën ndonëse se ka mbetur i njëjtë.
Me këtë akt, Bolino shpallet armiku numër një i fjalës së lirë dhe supermafiozi i mediave në Shqipëri. Natyrisht kjo nuk ka lidhje me gazetarët e tjerë të këtij televizioni.
Ai do të përgjigjet për këtë para opinionit publik shqiptar si një supermafioz që për hir të favoreve që ka nga Edi Rama, se ai shtron një pyetje, cfarë tha ai; na thoni cfarë qëndron nga veprat e Edi Ramës? Carlo Bolinon nuk ka avokat që e shpëton” tha Berisha.
Bolino pushon nga puna Babaramon: Nuk të lejoj të kritikosh qeverinë









