-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shuhet ish-kryeministri francez, Lionel Jospin

Kryesoret

Ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare, ish-kryeministri francez Lionel Jospin, një socialist që ndërmori reforma si java e punës 35-orëshe dhe njohja ligjore e bashkëjetesës për çiftet e të njëjtit seks.

Jospin, i cili drejtoi qeverinë nga viti 1997 deri në 2002-in, dha frymën e fundit të dielën, sipas deklaratës së familjes për agjencinë Agence France-Presse.

Më herët, ai i ishte nënshtruar një operacioni të rëndë dhe ishte kthyer në shtëpi për të pushuar në janar.

Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2002, Jospin u paraqit si një figurë e pastër dhe e besueshme përballë rivalit të tij konservator Jacques Chirac.

Megjithatë, në një rezultat të papritur, kandidati i ekstremit të djathtë Jean-Marie Le Pen e kaloi në balotazh, duke e eliminuar Jospinin nga gara dhe duke tronditur politikën franceze. Pas këtij momenti, ai u tërhoq nga politika.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit