-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hoxha zhvillon bisedë telefonike me homologun grek për avancimin e marrëdhënieve

Kryesoret

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij grek, George Gerapetritis. Biseda u fokusua në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-greke dhe avancimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Në një postim në “X”, Hoxha theksoi se gjatë bisedës, të dy ministrat rikonfirmuan angazhimin për të avancuar partneritetin strategjik, si dhe mbështetjen e Greqisë për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. “Ky shkëmbim ishte një mundësi e vlefshme për të shqyrtuar gjendjen aktuale të marrëdhënieve dhe për të identifikuar mënyra për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit,” tha Hoxha.

Ministri shqiptar i bëri thirrje të dy qeverive për një dialog të qëndrueshëm dhe orientuar nga rezultatet, i bazuar në respekt dhe partneritet të sinqertë. Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Në përfundim, Hoxha i përcolli homologut të tij urimet për Ditën Kombëtare të Greqisë, që shënon 205 vjetorin e saj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit