Në një ngjarje tronditëse që ka ndodhur në fshatin Kuman të Roskovecit, një çift është përfshirë në një krim të rëndë, ku 80-vjeçari Shefki Rrapaj vrau bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj, dhe më pas i dha fund jetës.
Detaje të reja janë zbuluar pas hetimeve, ndërsa djali i çiftit ka dhënë dëshminë e tij për ngjarjen tragjike.
Sipas burimeve policore, djali ka deklaruar se në momentin e ngjarjes ai ishte në Fier për një konsultë mjekësore dhe ky informacion është vërtetuar nga kamerat e sigurisë.
Ai ka theksuar se babai i tij kishte një natyrë konfliktuale dhe përplasja më e fundit ka ndodhur rreth 10 ditë më parë, kur ai kishte hedhur pleh patatesh në oborr, duke shkaktuar zemërimin e babait. Konflikti i vogël përfundoi me një denoncim në komisariatin e Roskovecit.
Djali ka shtuar se, pasi ka kthyer nga Fieri, ka gjetur të dy prindërit e tij të pajetë në banesë. Ai ka lajmëruar fillimisht një kushërir dhe më pas ka njoftuar policinë. Sipas hetimeve, arma që u përdor në krim ishte një model i vjetër dhe dyshohet se ka qenë e fshehur nën tokë që nga viti 1997.
Vrasje në Roskovec, flasin fqinjët: Ishte një çift i qetë, nuk kishin probleme me askënd









